Një megaoperacion antidrogë në Brescia të Italisë ka çuar në pranga 39 persona, mes tyre 29 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, hetimi kishte kohë që kishte nisur nga policia e vendit fqinj, ndërsa dyshohet se grupi e merrnin drogën nga Holanda dhe e sillnin në Itali.

Të përfshirë në hetim janë gjithsej 39 persona, ndërsa për katër të tjerë u vendos arrest shtëpie dhe për tetë të tjerë u vendos detyrim paraqitje.

29 të arrestuarit shqiptarë rezultojnë me precedentë të mëparshëm lidhur me trafikun e drogës, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.