Policia e italisë ka shkatërruar një rrjet trafiku të drogës e që sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria dhe më pas nëpërmjet korrierëve e tregtarëve shpërndahej nëpër qytete.

Mësohe se autoritetet policore italiane kanë arrestuar 29 persona, por vetëm 7 janë lënë në burg nga Gjykata.

Ndërsa 10 të tjerë përfunduan arrest shtëpie, 3 të ndaluar dhe 5 detyrime paraqitje.

Sipas mediave italiane janë kontrolluar 20 shtëpi në Frosinone dhe komunat përreth, nga policët me ndihmë edhe të qenve antidrogë dhe helikopterëve.

Nga të arrestuarit rezulton se 3 ishin shqiptarë, konkretishtë Artan Çela, 46-vjeç; Gualjot Isaj 38-vjeç; dhe Olsijon Koka 35-vjeç.