Një operacion antidrogë i policisë italiane i koduar "Gerico", ka çuar në arrestimin e 6 personave, 3 prej të cilëve shqiptarë, pasi u kapën me 65.7 kg drogë të llojit marijuanë.

Tre shqiptarët janë, Dorjan Pashaj 30 vjeç nga Durrësi, Bastri Çaushaj 54 vjeç banues në Merine të Italisë, dhe Leonidha Lapaj 37 vjeç nga Vlora. Ndërsa tre të prangosurit e tjerë janë italianë.

Arrestimet janë kryer mbrëmjen e shkuar në rajonin e Leçes, pas infiltrimit të tre agjentëve të fshehtë, të cilët synonin blerjen e drogës.

Sipas medieve italiane, lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria dhe dyshohet se blerësit e saj janë italianët e arrestuar. Vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e 150 mijë eurove.

(DORJAN PASHAJ)

(LEONIDHA LAPAJ)

(BASTRI ÇAUSHAJ)

S.L.