Një operacion blitz antidrogë është ndërmarrë nga policia italiane mëngjesin e sotëm në komunat e Brindizit, Fasanos dhe Katanias, ku janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 15 persona. Ata akuzohen për një sërë veprash, mes tyre trafik droge dhe grabitje.
Hetimet kanë nisur në shkurtin e 2017-s dhe kanë përfunduar në gusht me identifikimin e dy grupeve që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria.
Gjatë hetimeve janë arrestuar 4 persona si dhe janë sekuestruar 800 kg marijuanë e cila ka mbërritur në brigjet e Pulias nga Shqipëria.
Në vazhdim priten detaje të reja lidhur me këtë operacion.





