Një i ri nga Durrësi dhe një nga Shijaku kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me hashash në makinë teksa tentonin të dilnin nga Shqipëria përmes pikës kufitare Murriqan.

Policia e Shkodrës njofton arrestimin në flagrancë të dy shtetasve që udhëtonin në makinë: Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës, Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak

Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8  kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2-22, 283 e 284 të Kodit Penal.