Një grua kanadeze është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtore për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare.

Laura Coward u arrestua në Alberta të Kanadasë në gusht të 2014-s, dy ditë pasi vajza e saj Amber Lucius rezultonte e zhdukur.

Laura i tha miqve se po e nxirrte të bijën për shëtitje, por në të vërtetë e çoi atë në një vend të izoluar ku i dha ilaçe gjumi dhe më pas i vuri flakën automjetit, ndërkohë që Amber ishte brenda në të.

Makina u zbulua pak kohë më pas nga një oficer policie, i cili gjeti një letër jashtë automjetit ku shkruhej: “Më ndihmoni. Ishte një aksident. Lashë çelësat brenda.”

Autopsia tregoi se Amber vdiq si pasojë e hipotermisë, asfiksisë dhe helmimit nga monooksidi karbonit.

Gjykatësi i çështjes, teksa dha verdiktin tha se ai duhet të reflektojë “neverinë dhe revolën e shoqërisë”.

Amber ishte totalisht e pambrojtur dhe i besonte nënës së saj. Kjo është tradhtia më e rëndë e një prindi…

Ndërsa babai i Amber, i cili ishte divorcuar me Laurën dhe kishte marrë kujdestarinë e plotë të vajzës, tha se nuk ka vendim që do të jepte drejtësi për atë që i ndodhitë bijës.