Dronët e inteligjencës ushtarake ukrainase kanë shkatërruar dy anije të forcave ruse në Krimenë e pushtuar. Sipas raportimeve, anijet ruse u goditën gjithashtu me raketat kundër aeroplanëve TOR-M2.
Anijet ishin në ujë në Krimenë e pushtuar kur dronët ukrainas dhe raketat TOR-M2 i sulmuan papritur. Inteligjenca ukrainase shpërndau pamjet e sulmit në rrjetet sociale, duke treguar se rusët ishin të papërgatitur për këtë aksion.
Sipas kumtesës së inteligjencës ukrainase, dronët e tipit HUR lokalizuan dhe goditën anijet duke përdorur edhe raketat TOR-M2. Sulmi ndodhi gjatë natës, ndërkohë që Krimea, që nga pushtimi rus i Ukrainës, ka qenë një prej cakëve të vazhdueshëm të sulmeve ukrainase.