Policia Rrugore vijon monitorimin me “dronin edukues” të rrugëve në kryeqytet për të konstatuar shkeljet nga drejtuesit e automjeteve.
Në këto pamje të monitorimit me “dronin edukues” evidentohen drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur, sipas drejtimit të lëvizjes.
Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor.