Një sulm izraelit me dron në një makinë jashtë vendbanimit palestinez Rashidiya në qytetin jugor libanez të Tiros vrau dy persona. Kështu thanë tre burime nga forcat libaneze të sigurisë për Reuters.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve ANI, e cituar nga AFP, sulmi izraelit ndodhi mëngjesin e sotëm.

Një fotograf i AFP- së pa një makinë plotësisht të djegur pranë qytetit bregdetar të Tirit, jashtë kampit të refugjatëve palestinezë Rashidiya.