Detaje të reja dalin nga arrestimi i 44 vjeçares nga Durrësi, Zyra Korra e shantazhonte një 39 vjeçare.
Ajo ka shantazhuar shtetasen Sulltane D., duke i thënë se “nuk ke dokumenta të rregullta greke”. 44-vjeçarja e kërcënonte se do ta denonconte dhe se dokumentat do t’i digjeshin.
39-vjeçarja nga frika ra pre e shantazhimeve duke i dhënë 5000 euro. Por, kur 44-vjeçarja i kërkoi 50.000 euro atëherë e denoncoi.
Shantazhuesja u arrestua nga policia e Sarandës për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
“Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera”, informuan blutë.





