Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy shqiptare me famë ndërkombëtare, mjaft të sukseshme në industrinë e muzikës.
Marëdhënia mes tyre tashmë dihet, nuk janë mike ashtu si të gjithë ne shqiptarët do të donim.
Por ajo që nuk dinim është se gjyshërit e vajzave kanë qenë shokë.
Këtë e ka zbuluar i ati i Dua Lipës, Dukagjini i cili ka postuar në Instagram një foto të Seit Lipës dhe Besim Sahatçiut.
“Babi im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë së bashku në vitin 1960 në qytetin e Pejës. Gjyshërit miq”- shkruan Dukagjini.





