Këngëtarja shqiptare me famë botërore di ta tërheqë gjithmonë vëmendjen, sidomos të publikut shqiptarë.

Këtë herë ajo na ka treguar se ka çuar në tjetër nivel bashkëpunimin me “Puma”, me të cilën Dua do të nxjerrë në treg koleksionin e ri të quajtur “FLUTUR”, në gjuhen shqipe.

Ky koleksion do të përbëhet nga veshje dhe këpucë të frymëzuara nga moda e viteve ’90 dhe do të shfaqë një logo të re një flutur që është simbolike e bashkëpunimit të saj me Puma-n.

Emri i koleksionit “FLUTUR” është fjala shqip për “butterfly”. E zgjodha atë në nder të origjinës time, dhe për të festuar gjithashtu këtë fillim të ri me Puma-n”,- ka thënë Dua në një deklaratë zyrtare.

Kujtojmë se këngëtarja me famë ndërkombëtare është imazh i markës “Puma” prej kohësh.