Ata janë çift prej dy vitesh, por thuhet se lidhja e yllit të popit Dua Lipa dhe Anwar Hadid është në krizë.

Këngëtarja, 26-vjeçare dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, 22-vjeç, nuk janë parë së bashku për gati gjashtë javë për shkak të oraret e tyre të ngjeshur të punës.

“Çifti erdhën me idenë për të bërë një pushim me romancën e tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jenë të ndarë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, ka thënë një burim.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York gjatë kësaj kohe, shkruan DailyMail.

Anwar së fundmi tha në një postim në Instagram se ai është mirënjohës për të dashurit që ‘më udhëheqin hapat, duke më lejuar të mësoj të jem i lumtur me veten time’.

Këngëtarja e hiti “Levitating” dhe modeli filluan të takoheshin në qershor 2019 dhe dyshja u kanë dhënë fansave paraqitje të shumta të romancës së tyre në rrjetet sociale që atëherë.

Duke folur për romancën e saj me Anwar për revistën “Rolling Stone”, ylli i muzikës tha në fillim të këtij viti se ndihet më rehat se kurrë më parë në marrëdhënie e saj.

“Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë OK, kjo është kënaqësi. Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft private – do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni”, kishte deklaruar Dua në lidhje me romancën e saj me Anwar.

Dua diskutoi gjithashtu se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020 duke u izoluar në fermën familjare të Anwarit në Pensilvani, duke pranuar se i pëlqente ritmi i qetë i jetës dhe gjithashtu përdori mundësinë për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.

Ndërkohë, artistja shqiptare ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale edhe gjatë kësaj kohe, duke sjell përditësime të ndryshme për miliona fansa në Instagram.