Këngëtarja me origjinë shqiptare thuhet se ka refuzuar ofertën për t’u shfaqur në këngën e Perry-t “Teary Eyes”, e cila është pjesë e albumit të saj të “Smile”, megjithatë duket se gjërat janë në rregull mes dyshes.

Një burim i tha ‘TheSun’ se Dua Lipa dhe Katy Perry janë fanse të njëra-tjetrës, prandaj duket se dyshja kanë vendosur t’i bashkojnë forcat për një këngë të re.

“Deri më tani ka qenë çështje orësh dhe se Dua ishte e vendosur ta mbante pa bashkëpunime albumin Future Nostalgia. Por, tani ajo po shikon nga e ardhmja dhe ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të punojë”, tha burimi për The Sun.

Dua Lipa ka qenë e angazhuar në turneun e saj “Future Nostalgia” i cili i solli artistes të ardhura marramendëse.