Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është mjaft e dhënë pas bebeve. Kjo kuptohet edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka ndarë disa imazhe teksa ka treguar që është një teze e përkryer, ku Dua u shfaq duke e ushqyer foshnjën me biberon.

‘Unë nuk jam teze e zakonshme, jam një teze e lezetshme!!! Kushërira ime e bukur @deja_duraku më dha miken time më të mirë, më të vogël!!!! ajo eshte princesha ime e vogel për gjithë jetën.