Dua Lipa ka fituar çmimin “Best Pop Act” në “Brits Awards”.

Ylli shqiptar merr kështu në shtëpi çmimin e saj të gjashtë Brit!

28 vjeçarja performoi këngën e saj të fundit, “Training Season” në fillim të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Teksa doli në skenë për të marrë çmimin e saj, Dua falënderoi prindërit e saj Anesën dhe Dukagjin Lipa për të cilin thotë se e kanë frymëzuar dhe inkurajuar vazhdimisht që të ndjekë ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i popit botëror që kur ishte vajzë e vogël.