Ajo është këngëtarja më e suksesshme e muzikës pop dhe kthen në hit çdo projekt të ri muzikor. Dua Lipa mori pjesë në galanë e 'Los 40 Music Awards' në Madrid të Spanjës ku ia doli të merrte tre çmime.

“Çfarë nate!!! 3 çmime!!! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’. Faleminderit LOS40MusicAwards për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndaj të gjitha me juve nesër por për tani…verë", shkruan Dua në Instagram.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi që të prezantohej me një fustan të shkurtër plot me ngjyra, që i nxirrte në pah linjat e mira trupore.