Dua Lipa është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas qëndrimit disa mujor në Londër. Këngëtarja me orogjinë shqiptare është fotografuar duke shijuar një shëtitje relaksuese me vjehrrën e saj, Yolanda Hadid në New York.

Ylli i “New Rules” kishte të veshura një palë pantallona të shkurtra xhinse, të zbërthyera te pjesa e belit dhe një kanatrjere të bardhë dhe dukej në formë të shkëlqyer fizike

Por edhe 56 vjeçarja Yolanda nuk mbetej pas, e veshur sportive dhe në formë. Dua dhe Yolanda u panë së bashku duke shkuar më pas në një sallon bukurie. Ndërsa me vajzat më vonë u bashkua edhe Anwar, i cili u fotografua gjithashtu i veshur mjaft sportiv teksa drejtohej për tek e dashura e tij.