Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka dhënë fund lidhjes së saj me regjisorin Romain Gavras, pasi për momentin dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

“Dua dhe Romain kanë bërë rrugë të ndara pas një vere dashurie. Dyshja i dhanë fund marrëdhënies përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan si një punëtore, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”, thotë një burim për ‘The Sun’.

Dua konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

Dua u pa për herë të fundit me ish-in e Rita Orës, duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim publik.