Dua Lipa gjithmonë i ka treguar botës me krenari botës rrënjët e saj. Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjithmonë ka dhënë mesazhe patriotike dhe vazhdon ta bëjë këtë.
Së fundmi, këngëtarja publikoi flamurin “autokton”, që për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Në flamur është harta e Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë në ngjyrë të kuqe me shqiponjën dy krerësh në mes, ndërsa në sfondin e zi të tij janë portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dhe me gërma të mëdha shkruhet: AUTOCHTHONOUS.
Dua shpjegoi për ndjekësit e saj se çfarë do të thotë edhe fjala “Autokton”.“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,”– shkroi ajo.
Ndaj postimit ka reaguar edhe Lorik Cana, i cili i la komentin e veçantë: “O Tokë Tonë.”





