Dua Lipa, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare shpeshherë ka shprehur publikisht mospëlqimin që ka për presidentin Donald Trump.

Së fundmi, Dua nuk ka ngurruar që të bëjë një koment për flokët e Trump. Gjatë një daljeje publike, Presidenti amerikan është shfaqur me një aksesor mbi kokë që duket si një kapëse.

Fotoja që ka kapur këtë moment po bën xhiron e rrjetit dhe të gjithë po hulumtojnë se ai po përdor paruke.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukieri i tij prapë e urren atë”, shkruan Dua Lipa në një postim në InstaStory.

Këngëtarja ka shprehur hapur mendimin që ajo ka për votimet. Ajo thotë se po manipulohet sisitemi i votave dhe iu ka bërë thirrje të gjithëve që mos t’i dërgojnë votat e tyre me e-mail.