Dua Lipa është një këngëtare qe po bën shume bujë në tregun muzikor botëror. Dua Lipa, që nga koha kur doli në skenën muzikore, vazhdon suksesin në muzikë.
Projekti i fundit “New Rules”, ka qenë kënga e cila i ka hapur shumë rrugë këngëtares në tregun e muzikës së huaj.
Në rrjetet sociale, Dua ka bërë të ditur që është nominuar nga “MTVEMA” në tri kategori dhe i ka ftuar të gjithë ta votojnë atë.
Projekti “New Rules” ka marrë mbi 475 milionë klikime në kanalin YouTube, shifër kjo e paarritshme për shumë prej artistëve të njohur.





