Të hënën u zhvillua në Vatikan një koncert në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu ku morën pjesë shumë emra të njohur shqiptarë si Inva Mula, Olen Cesar, Ermal Meta, Elhaida Dani, Kastriot Tusha dhe Dua Lipa.

Ylli i muzikës ndezi mbrëmjen me këngën e saj "Homesick", pas koncertit u shpreh dashura e saj për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen e shtohet.

"Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje,"-shkruajti Dua në Instagram.