Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka përfunduar në gjykatë. Shkak është bërë një foto e postuar në Instagram.
Fotografi Robert Barbera e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se ka shkelur të drejtën e autorit duke e postuar këtë foto pa lejen e tij.
Bëhet fjalë për një foto të bërë nga Roberti në korrik të 2018, ku Dua shfaqet e veshur me të zeza duke ecur në rrugë.
“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në padi.