Postimi i disa ditëve më parë i Dua Lipës në Instagram lidhur me nismën për vendosjen e Kosovës në hartë nga “Appele”, vazhdon të shkaktojë reagime.

Së fundmi, lidhur me foton e flamurit “Autochthonous”, ka reaguar edhe UNICEF në Serbi, ku shprehet se Dua Lipa nuk është ambasadorja e tyre dhe se qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF-it.

“Te dashur miq,

Faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa.

Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa nuk është një Ambasadore e UNICEF dhe nuk flet për UNICEF. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës.

Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF”, shkruhet në postim