Ky vit ka qenë mjaft i mbarë për Dua Lipën, dukë nisur që nga publikimi i albumit “Future Nostalgia” e deri te thyerja e rekordeve me këngët e saj të reja.
Ama, duket se viti rezervon akoma surpriza për këngëtaren shqiptare, edhe për fansat e saj.
Në datën 27 nëntor të këtij viti, Dua pritet të mbajë koncertin e saj të parë virtual, “Studio 2054”, i cili pritet të jetë një “mix” mes një filmi dhe një koncerti të mirëfilltë, ku këngëtarja do të performojë për rreth 2 orë.
Sipas HitsDaily, një prej siteve të njohur për “parashikimet” e tyre, “Studio 2054” pritet të jetë koncerti më i ndjekur live-stream në histori – rekord që tashmë e mban Beyonce me performancën e saj në Coachella.
Koncerti mund të ndiqet në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën, me anë të një biletë që mund ta blini në www.dualipa.com me çmime që variojnë nga 7 euro në 25 euro.





