Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka mbërritur në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, ku shopqërohej nga familja dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid.
Gjatë rrugës, Dua zgjodhi të publikojë disa fotografi të momenteve që kaloi në Londër para se të nisej. Ndër to përfshihet edhe një foto me të dashurin, ku nuk ka munguar komenti i motrës dhe mamasë së Anwar.
"Cuteness", i ka komentuar modelja e njohur Gigi Hadid, ndërsa nëna e tij, Yolanda Hadid i ka bërë vetëm një zemër në fotografi. Kështu, kuptohet se Dua Lipa e ka marrëdhënien e mirë me familjen e Anwar.
Ndër të tjera, Dua ka publikuar video të vëllait të saj të vogël Gjin duke luajtur me Anwar, ku duken tepër të afërt dhe miqësorë.





