Dua Lipa ka ndarë së fundmi disa nga momentet më të bukura të kaluara me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

“Asgjë nuk është më e ëmbël se 365 ditë të shijuara me ty”, ka shkruar Dua, krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Lipa i ka shprehur herë pas here ndjenjat për Anwar, që prej momentit kur lidhja e tyre u bë publike. Që prej atij momenti, dyshja ka qenë gjithmonë në faqet e para të mediave rozë, të cilat kanë komentuar shpeshherë lidhjen e tyre.