Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Shqipëri për pushime.

Nga fotot e publikuara në “Instagram” duket se ylli i muzikës është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

 “Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja e famshme bashkangjitur me flamurin shqiptar.

Në pozat në fjalë, Dua Lipa shfaqet e veshur me një fustan të zi me rripa të bardhë. Miliona fansat e saj i kanë pëlqyer menjëherë këto imazhe.

Ndërkohë të shumtë janë fansat shqiptarë që i kanë komentuar se ndihen të lumtur që ajo ndodhet këtu, dhe i kanë uruar të kalojë një kohë sa më të mirë.