Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa mbajti dje koncertin i saj më të madh në arenën më të famshme në botë dhe nuk është çudi që ajo duhej të shkëlqente.
Dua u shfaq mahnitëse me një komplet të qëndisur ngjyrë fosforeshente nga Balenciaga, teksa performonte në Madison Square Garden në New York City të martën mbrëma.
Turneu, që është pjesë e albumit të saj të dytë Future Nostalgia – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund nisi në Florida muajin e kaluar.
Fituesja e çmimit Grammy, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për këngë më të mirë Pop/R&B në BRIT Awards muajin e kaluar, kishte vendosur një grim të lehtë dhe buzët i kishte lyer me një nuancë natyrale.