Zhurmat e fundit thonë se ‘superstari’ me origjinë shqiptare Dua Lipa është ndarë nga i dashuri Anwar Hadid pas dy vitesh romance.
Por këngëtarja ekstravagante dukej përsëri në humor të shkëlqyeshëm sot teksa postonte foto joshëse në një kostum Versace të puthitur pas trupit me ngjyra vibrante.
Këngëtarja 26-vjecare tregonte fizikun e saj sensacional në veshjen përfshirëse blu e të gjelbër, të hapur ulët përpara në mënyrë thuajse “të rrezikshme”.
Për “look-un” e saj ajo përdorte si aksesor një çantë Versace ‘La Medusa’ e cila sipas mediave ka një kosto prej 1,040 paundë.
Zhvillimi vjen mes zhurmave se Dua nuk arriti të shpëtojë lidhjen e saj me modelin 22-vjeçar Anwar Hadid, edhe pse më parë kishin tentuar bisedime rikëshillimi.
Burimet thonë se çifti që ishin bashkë prej vitit 2019, e kanë mbyllur zyrtarisht, sipas rrjetit Deux Moi.
Dua raportohet se po regjistron albumin e saj të ri në Londër dhe në Los Angeles, kurse Anwar ka punuar në New York.