Këngëtarja australiane Sia ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Saved My Life”. I gjithë klipi është xhiruar në kushte karantine.
Por teksti këtë herë nuk është shkruar nga vetë Sia, por nga Dua Lipa.
Debutimi i Duas si tekstshkruese pritet të ketë sukses po aq të madh. Klipi sigurisht paraqet Sia-n me fytyrën e saj të fshehur pas një abazhuri.
Sia performoi për herë të parë gjatë pandemisë në programin “COVID is No Joke Live”. Eventi përfshinte një sërë komedish dhe mesazhe për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve kundër COVID-19.





