Xhirimet e klipit të ri të Dua Lipa-s janë ndërprerë dhe pezulluar nga policia. Arsyeja? Këngëtarja shqiptare dhe ekipi i saj nuk po zbatonin rregullat anti-Covid. Artistja ka qenë në Shoreditch, Britani, në xhirime me një grup kërcimtarësh dhe anëtarët e stafit e siç shihet nga fotot, nuk kanë qenë duke respektuar distancën fizike dhe qëndronin pa maskë.
Sipas “The Sun” kanë qenë banorët e zonës që kanë nisur të shqetësohen nga euforia dhe zhurma që po krijonte grupi i Duas, ndërkohë që janë shprehur se këngëtarja është treguar e papërgjeshme.
“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, ishte një makth. Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”– tha njëri prej tyre, ndërkohë që një tjetër banor u shpreh:
“Njerëzit po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Prandaj thirrën policinë”.
Ky është momenti kur ka ardhur makina e policisë për të ndaluar xhirimet dhe Dua, pavarësisht se ishte në telashe, shfaqet e qeshur.
Videoklipi po xhirohej brenda një ambienti të vogël fillimisht dhe me shumë persona, gjë që është e ndaluar në Angli, vend ku po rikthehen sërish masat strikte kundër Covid-19 dhe izolimi i pjesshëm në disa qytete. Kështu policia ka ndërhyrë dhe ka shpërndarë grupin e xhirmit të Duas, duke pezulluar përkohësisht xhirimet. Nuk dihet nëse ka marrë ndonjë gjobë për thyerjen e rregullave, se në Shqipëri minimumi nj ë 30 mijë leksh për maskën do ja kishin vënë.





