Dua Lipa vendos një tjetër rekord historik!

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë me dije se kënga e saj “Levitating”, është kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.

“Kënga “Levitating” e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim, të cilin më pas e ka shpërndarë edhe artistja.

foto galeri

“E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mi të preferuar në këtë planet. Kjo këngë do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10”, shkruan ajo.

Para disa ditësh, Dua shënoi një tjetër sukses. Bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave dhë është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.