Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Harry Styles janë kurorëzuar si dy të famshmit me të pasmet më të bukura në radhët e personazheve të njohura në mbarë botën.
Dua triumfoi në sondazhin online brazilian të organizuar nga “Miss Bumbum”, duke mbledhur më shumë vota se Kim Kardashian, Nicki Minaj dhe Pippa Middleton.
Ajo mori më shumë vota se ylli brazilian, Anitta, e cila u rendit e dyta dhe Shakira e treta.
Ish-anëtari i One Direction, Harry Styles kryeson listën e meshkujve për të pasmet më të bukura, ku përfshihen Hugh Jackman, Justin Bieber dhe Ronaldo. Ai lë pas Cristiano Ronaldon në vendin e dytë dhe David Beckham në vendin e tretë.





