Dua Lipa dhe Callum Turner tashmë e kanë bërë publike romancën e tyre në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
Pas disa muajsh dalje e raportime për jetën private, këngëtarja e “Houdini”, 28-vjeçare, ka konfirmuar lidhjen me aktorin britanik, 34-vjeç, teksa ka ndarë disa fotografi në Instagram.
Në një moment, dyshja shihen të shtrirë në një ambient të hapur dhe duke parë njëri-tjetrin në sy.
Kjo paraqitje e tyre vjen gjashtë muaj pasi u panë bashkë për herë të parë në premierën e “Masters of Air” në Londër.
Çifti u shfaq bashkë edhe në shumë evente si në pas-ndejën e Grammy, në BAFTA, në festën e Brit Awards si dhe në Gala Time 100.
Turner këto ditë ka qenë me artisten shqiptare në festivalin “Glastonbury”, ku ishte njëra nga performueset kryesore të ngjarjes.
Romanca e re e Duas vjen pak muaj pas ndarjes nga regjisori i famshëm, Romain Gavras.