Një kuzhinier britanik bëri 19 muaj burg në Dubai pas një mesazhi të gabuar. Luke Tully kishte marrë një mesazh nga një trafikant që e njihte, duke i kërkuar rezervimin e një tavoline për 10 persona.
Kjo u keqkuptua nga policia duke besuar se bëhej fjalë për një mesazh të koduar për 10 kg kokainë kur arrestuan furnizuan dhe sekuestruan telefonin e tij.
Babai i katër fëmijëve tha se oficerët e kishin kërcënuar se do ta hidhnin nga ballkoni nëse nuk do të tregonte se ku ishte droga.
Sipas The Sun, ai dhe dy shokët e tij u liruan në gusht nga një gjyqtar për mungesë provash. Por prokurorët në Emiratet e Bashkuara Arave kanë apeluar vendimin.





