Gert Shehu do duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për sulmn e tij ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Apelit Tiranë për 31-vjeçarin, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza.

Shehu ishte sot i pranishëm në gjykatë dhe ka kërkuar edhe vetë lirimin pas avokatëve. Para togave të zeza 31-vjeçari ka thënë se “dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Avokati ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë se dhënë nga gjykata penale e Shkallës së Parë, por u vendos që të lihet në fuqi vendimi dhe të vijojë në arrest me burg.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim G.SH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237/2 i Kodit Penal.