I ka kërkuar mos ta marrë vesh askush, por moderatorja e njohur Albana Osmani nuk ka ndenjur dot pa e ndarë me të gjithë këtë gjest humanitar të deputetes.

Bëhet fjalë për deputeten socialiste të Durrësit, Esmeralda Shkjau, e cila ka dhënë një kontribut për Shtëpinë e Foshnjave në Shkozet.

Ja si e tregon vetë Albana Osmani, vizitën e Shkjaut në Shtëpinë e Fëmijës dhe telefonatën e saj:

“Dje gjatë vizitës në Shtëpinë e Foshnjave në Shkozet ,Durrës. Pjesë e Fushatës “Ti je një Luledielli” Deputetja e Durrësit ishte pranë këtyre engjëjve, duke i veshur me diell e duke kaluar kohë me ta. Rreth javës së dytë kur ne ishim në kulmin e punës Znj. Esmeralda më bën një telefonatë, kur thotë do jap një kontribut por dua ta bëj pa e ditur askush.

Në fakt të tilla raste i hasëm disa… Por ndërsa ngarkesa e saj nuk po e lejonte të takohej dot as me ne në komunikimet tona u përpoqëm ta bindim që të jetë prezent pasi figura politike të çdo “ngjyre” nuk ka fare rëndësi pasi është fushatë humanitare, duhen në formë inkurajimi dhe sensibilizimi të madh. Esmeralda nuk pranonte.

Si përfundim në bisedën me motrën e saj duke parashtruar dhe çfare ne po i kërkonim bindet dhe kështu ja ku është mes njerëzve të saj duke dhuruar diell e dashuri! Znj. Esmeralda Shkjau ju falënderoj që u gëzuat shumë zemra duke blerë bluzat e fushatës me lule dielli”, shkruan Albana Osmani.