Shqiptarët që kanë marrë pjesë këtë vit në votimet për zgjedhjet lokale, duken se kanë patur shumë arsye, të cilat për një shkak ose një tjetër nuk i bëjnë publike.

Një mesazh që po shpërndahet gjerësisht në rrjet është edhe ky i mëposhtmi, ku një qytetar ka shkruar në fletën e votimit “Dua të vdes”.

Humbja e shpresës për shumë votues duket se ka bërë që ata ta thonë të vërtetën në mënyrë që e gjithë bota ta marrë vesh. Mesazhi është publikuar edhe nga Robert Aliaj:

‘Kjo eshte nje flete votimi e plotesuar sot ne mengjes, Kjo eshte zgjedhja e lire e qytetarit shqiptar qe e gjen më me vend te vdes. Ky eshte besimi i humbur i shqiptareve. “SHQIPERIA ESHTE NJE TRUP I VDEKUR, I SHPELARE NGA HISTORIA SEPSE AJO KA TRADHETUAR GJITHSHKA. SHQIPETARET SI KRIMBAT QE E BEJNE PLUHUR KUFOMEN E SAJ….’, shkruan Aliaj.