Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fouriera, ka publikuar në “Instagram” një foto pa filtra dhe aq më tepër nëpërmjet këtij postimi, ajo ka dashur të ju japë një mesazh të gjithë femrave, që e kanë të vështirë të pranojnë difektet e tyre.

“E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Reagimi i Foureira-s vjen pas deklaratës që bëri politikania greke, Afërdita Latinopoulou, e cila shprehu kundërshtimin e disa grave që nuk kujdesen për pjesën estetike të tyre.

Siduket Elenit nuk i ka pëlqyer aspak komenti i saj, dhe ndaj ajo vendosi te shfaqej e tille në postimin e bërë.

Nuk është çështje përfeksioni nuk egziston, në fund të fundit jeni ju dhe kjo ka rëndësi të ndiheni mirë me trupin tuaj.