Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë me gazetarët ka folur për raportet me Shqipërinë, duke thënë se duan që të kenë marrëdhënie sa më të mira me vendin tonë.
Sipas tij, edhe pse kanë kaluar një periudhë të vështirë, kryeministri grek theksoi se ndihet i kënaqur me lirimin e Fredi Belerit.
Kryeministri greke u shpreh se marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kalojnë përmes respektimit të minoritetit grek.
“Ne duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë dhe me Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë, por ndihemi të kënaqur që Fredi Beleri është me ne në Selanik. Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kalojnë përmes respektimit të minoritetit grek dhe respektimit të të drejtave pronësore të bashkatdhetarëve, Ky është edhe një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Mitsotakis.
Deklaratat e kryeministrit grek u bënë pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe fjalimit të tij për vizionin qeveritar deri në vitin 2027.