Ministri i Jashtëm rus, Lavrov sulmoi ashpër perëndimin, teksa tha se Rusia nuk ka iluzione kur BE dhe SHBA flet për vepra.
Ai tha se BE ka dorëzuar në Ukrainë armë vdekjeprurëse duke shkelur parimet ndërkombëtare.
“Bazat ushtarake u krijuan, u dërguan raketa, janë kërcënime direkte kundër Rusisë. Sot po zbulojnë dhe ambiente për armë biologjike, që populli i Ukrainës nuk i di. Kur filluan të flasin për çështje bërthamore i bëmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, që të respektonin parimin e sigurisë për Europën. Përse duhet siguria jonë të vendoset nga NATO?! Asgjë nuk na rrezikon ne. ne nuk jemi të interesuar veprimet tona në Ukrainë, ne ia kemi prezantuar qëllimet tona. Nuk duam militarizimin e Ukrainës. Edhe pa NATO mund të vendoseshin sisteme që do të vijonin në shënjestër sistemin tonë. Ne nuk duam që të vendoset tradita neo-naziste në Ukrainë, me batalione të tilla që vendosin shenja të tilla. Këto njësi janë trajnuar për të kryer vepra terroriste. Duam të shohim një Ukrainë neutrale. Presidenti Putin e ka thënë disa herë. Kur bëjmë thirrje për mos zgjerimin e NATO-s nuk duam të cenojmë sigurinë e Ukrainës.
Duke gjykuar nga fjalimet e presidentit Zelensky, kjo mënyrë po kuptohet dhe kjo na jep arsye për optimizëm. Sa i përket problemeve ekonomike, do ia dalim. Ia kemi dalë me vështirësi në çdo etapë të historisë. Këtë herë jua siguroj se do të dalim nga kjo krizë. Duke pastruar shëndetin tonë mendor me një ndërgjegje të pastër. Nuk kemi iluzione, kur perëndimi flet për vlera. Perëndimi mund të tradhtojë çdo kënd, në çdo kohë, që mund të drejtohet me një shkelje gishti. Ju siguroj që do t’ia dalim dhe do të bëjmë gjithçka që s’do të varemi nga perëndimi.”, tha Lavrov.





