Kroaci, 25 gusht 2014 –  Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Dubrovnik të Kroacisë me kryeministrat e Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. 

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter”, Rama shkruan se është në rrugën e kthimit drejt Tiranës pas takimit, ku u unifikua pozicioni i Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, në konferencën e Berlinit. 

“Për TR pas takimit të Dubrovnikut ku u unifikua pozicioni i Kro Mz BH e Shqiperisë&Kosovës në Konferencën e Berlinit”, shkruan Rama në posimin e tij. 

Në takimin e sotëm të Dubrovnikut synohej përgatitja dhe koordinimi mes këtyre katër shteteve para samitit të Berlinit, ku kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit më 28 gusht. 

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale më herët sot e cilësonte këtë takim si “kohë e rë për Ballkanin”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/