Ditët e fundit është përhapur me shpejtësi lajmi se programet më të vjetra në Top Channel ishin drejt mbylljes. Ndër to ishin dhe’ Top Show’ dhe ‘E diell’ apo ‘Portokalli’. Për të sqaruar të gjithë këtë çështje dhe për të dhënë opinionin e tij rreth këtyre thashethemeve, Alban Dudushi ka zgjedhur të bëj një postim në Facebook.
“15 vjet në Top Channel, unë jam në shtëpinë time. Llafet e përhapura nëpër portale për ‘Top Show’, ‘Portokalli’, ‘E diell’ janë pa asnjë bazë dhe në vazhdën e një fushate dashakeqe ndaj Top Channel. Pavarësisht fjalëve të përhapura nga persona që nuk na e duan të mirën, stafet e këtyre programeve, në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të televizionit, janë të përkushtuar për të sjellë më të mirën në sezonin e ri.”, shkruan Dudushi.





