29 korrik 2015 – Në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës policia është përplasur me tregtarët e duhanit, pas aksionit të autoriteteve për tregtimin në rrugë pa dokumentacion.
Tregtarët të cilët ushtrojnë aktivitetin në rrugë pa licencë nuk kanë pranuar të largohen, ndaj dhe janë përplasur dhe kanë debatuar me forcat policore.
Por, veç tregtarëve, mësohet se efektivët kanë debatuar edhe me gazetarët, pasi nuk lejojnë praninë e tyre në aksion, i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/