Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për mënyrën më të mirë për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Shpesh, ka dy mundësi: Duke e lënë në mënyrë drastike, apo gradualisht këtë ves. Por kush prej tyre funksionon më mirë?
“Mjaft njerëz besojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin është redukimi i sasisë që konsumojnë, para se ta lënë”, thotë Nicola Lindson- Hawley, i universitetit të Oksfordit. Por rezultatet tregojnë të kundërtën, duhet lënë menjëherë.
Bashkë me ekipin e saj Nicola kërkoi 700 persona në Angli që kishin reduktuar cigaren në 15 copë në ditë, dhe po mendonin ta linin. Gjysmës së tyre iu kërkua ta pijnë normalisht për dy javë dhe ditën e fundit ta lenë mënjeherë. Ndërsa gjysmës tjetër iu kërkua të reduktonte sasinë.
Të dhënat u përpunuan më pas katër javë pas lënies së duhanit, dhe gjashtë muaj më pas. Ata që e kishin lënë menjëherë ia dolën më mirë se grupi tjetër. Por interesante ishte se në fillim shumica e tyre ishin ta linin gradualisht dhe jo menjëherë.
Studimi nuk ka parë forma të tjera të lënies së duhanit, siç mund të jetë cigarja elektrike, të cilat ende nuk janë provuar përfundimisht si efektive për lënien e duhanit.