2 qershor 2015 – Duhanpirësit e Kebekut do të dëmshpërblehen me 12 miliardë dollarë nga 3 kompani të mëdha kanadeze të prodhimit të cigareve.
Vendimi u mor nga një gjykatë e këtij rajoni, pas një padie të ngritur nga një grup duhanpirësish. Motivacioni është paksa i padëgjuar.
Duhanpirësit ankoheshin se këto kompani nuk i kishin informuar saktë për problemet shëndetsore që shkakton pirja e duhanit. Pikërisht për këtë arsye, kompanitë u gjobitën me shuma të mëdha parash.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/