Karabinierët italianë kanë shkatërruar një bandë hajdutësh, të përbërë kryesisht nga shqiptarë, e që operonte në zonën e Caivano-s, Napoli.
Sipas medieve lokale, banda në fjalë ishte përgjegjëse për të paktën 8 vjedhje.
Prej kohësh, policia italiane ishte vënë në ndjekje të tyre.
Njëri prej anëtarëve të bandës, Robert Kurti, u arrestua më 14 qershor 2016, ndërsa po dilte nga një shtëpi që sapo kishte vjedhur.
Ndërkohë sot janë vënë në pranga Mytar Xheleshi, 34 vjeç dhe Angelino Crescenzo, 31 vjeç.
Ndërkohë në kërkim është shpallur shqiptari tjetër Ermal Feti, 34 vjeç.
Ishte pikërisht ky i fundit pati arritur të largohej me një Audi A5, çelësat e të cilit I mori në xhepin e pantallonave të të zotit të shtëpisë, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë.
Në një nga përgjimet telefonike, anëtarët e bandës theksonin se “Duhet guxim për të vjedhur shtëpitë, kur të zotët e tyre janë brenda”.





