Teuta do të përballet me Flamurtarin në transfertë ditën e nesërme në nje ndeshje ku objektivi i vetëm i durrsakëve për këtë ndeshje do të jetë fitorja.
Në prag të kësaj sfide, para mediave ka dalë trajneri i Teutës, Edi Martini, i cili ka thënë se ekipi i tij është gati për ndeshjen e nesërme, duke shtuar se kanë edhe disa lojtarë të dëmtuar.
Tekniku u shpreh se ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme dhe të gjithë do japin maksimumin për fitore, pasi nesër do siguronin edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Martini tha se duhet fituar kjo ndeshje, në mënyrë që të jenë edhe më të përgatitur për finalen e Kupës ndaj Tiranës. Kupa do ishte dhurata më e mirë që do i bëhej te ky ekip, u shpreh Martini.





